Thaçi: Shqiptarët janë viktimë, por janë hetuar më shumë se krimet e Luftës së Dytë Botërore

Thaçi: Shqiptarët janë viktimë, por janë hetuar më shumë se krimet e Luftës së Dytë Botërore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit ka goditur bashkësinë ndërkombëtare për mos hetimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë. Ai ka theksuar se Kosova edhe pse ka qenë viktime është ndjekur e gjykuar më shumë se agresori, që ka qenë shteti i Serbisë, i cili ka kryer spastrim […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit ka goditur bashkësinë ndërkombëtare për mos hetimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë.

Ai ka theksuar se Kosova edhe pse ka qenë viktime është ndjekur e gjykuar më shumë se agresori, që ka qenë shteti i Serbisë, i cili ka kryer spastrim etnik e gjenocid ndaj popullatës civile.

Thaçi u bëri thirrje prokurorëve që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i, që nuk kanë ndjekur kriminelët serbë për krimet në Kosovë, si dhe të rrinë sa më larg nga ndikimi politik, por edhe nga ndërhyrjet apo reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë.

“Këtu nuk mund të mos shprehim shqetësimin që njerëzit në Kosovë nuk janë të kënaqur me drejtësinë. Viktimat duan drejtësi. Por që edhe kanë ndodhur lëshime në këtë proces, është fakt i pamohueshëm, që nuk mund ta mohojë askush, as njerëzit e politikës, as ju si hetues, prokurorë, gjyqtarë e as bashkësia ndërkombëtare. Lëshime në kuptimin edhe të mosefikasitetit por edhe të një selektimi etnik në drejtësi. Ne jemi dëshmitarë se kemi pasur rreth 13 mijë civilë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti i Serbisë, rreth 20 mijë gra të dhunuara nga aparati i shtetit serb, në shërbim të shtetit që ka kryer spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Rreth 1300 fëmijë shqiptarë të vrarë, mbi 400 masakra të evidentuara kundër popullatës civile, në Likoshan, Prekaz, Izbicë, Mejë, Krushë, Reçak, këto lëshime që kanë ndodhur me ose pa qëllim, nuk dua të prejudikoj, kanë krijuar rrethanë që po rëndojnë arritjen e paqes, bashkëpunimit dhe pajtimi. Për këto krime nuk ka ndodhur drejtësi as nga drejtësia e UNMIK, EULEX e as nga Tribunali i Hagës. Më tepër janë hetuar viktimat e dënuar sesa ata që kanë kryer spastrim etnik e gjenocid në Kosovë.  Nga ajo që mund të konludojmë është kjo, edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX, ka konstatuar krime nga Serbia në Kosovë, ne nuk duhet të merremi, është 100 për qind amnistri për ata që kanë kryer gjenocid. Nga kjo heshtje, nga kjo amnisti për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, kemi mohimin e masakrave në Kosovë, por edhe me trimëri e krenari e bëjnë këtë.  Të mos ndodh paradoksi, që gjithë ajo që ka ndodhë në Kosovë nga shqiptarët, kushdo që të jetë ai individ, me ose pa uniformë, të vazhdojë të hetohet për ma tepër besoni sa krejt krimet e Luftës së Dytë Botërore, më tepër qe 20 vjet, që i ka sfidu edhe drejtësia ndërkombëtare, që kanë kalu nëpër të gjitha gjyqet e Tribunalet dhe të aministohet kriminelët e shtetit serb”, tha Thaçi.

Edhe gjatë përkujtimit të masakrës së Reçakut, Thaçi ka goditur ndërkombëtarët për amnistimin e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, duke mos i ndjekur kriminelët, por duke ia lënë këtë në dorë Serbisë, e cila gjithë çka ka bërë është glorifikimi dhe shpallja heronj e kriminelëve pikërisht për shkak se kanë kryer krime në Kosovë./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopi/videos/755941684894688/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?