Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së. Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së.

Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka kaluar nëpër sistem te drejtësisë për 20 vite. Derisa ka kritikuar për siç ka thënë amnistisë që i është bërë Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Do të ishte jetike që të kemi një këmbëngulësi më të madhe që të vazhdohet ky proces në mënyrë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe që të kemi një konkretizim. Këtu nuk mund të mos shpreh shqetësimin që njerëzit nuk janë të kënaqur me drejtësi, ose viktimat kërkojnë drejtësi. Por që a kanë ndodhur lëshime në këtë proces, këtë nuk mund ta mohojë askush. Lëshime edhe në kuptimin edhe të mos efikasitetit në punë, po edhe të një selektimi etnik në drejtësi. Ne jemi dëshmitar se kemi pasur rreth 13 mijë civil të vrarë në luftë nga shteti i Serbisë, mbi 20 mijë gra të dhunuara nga Serbia, rreth 1 mijë fëmijë të vrarë, mbi 400 masakra të evidentuara. Pikërisht këto dobësi që kanë ndodhur me ose pa qëllim, kanë krijuar një rrethanë  që po e vështirësojnë pajtimin. Për këto krime nuk është dënuar askush. Më tepër janë dënuar shqiptarët, sesa ata që kanë kryer spastrim etnik. Është një shqetësim, edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX  ka konstatuar se ata që kanë kryer krime nga Serbia në Kosovë, nuk duhet të merret EULEX-i  dhe UNMIK  në Kosovë, por Serbia, kjo është amnisti. Cili është rezultati nga kjo heshtje ndërkombëtare, tash jo që kemi mohim, por me krenari mohojnë krimin në Kosovë. Jam mirënjohës që shtetet e Quintit kanë reaguar për masakrën e Reçakut”, tha ai.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të palighshme.

“Lufta kundër korrupsionit, publiku është duke pritur që nga prokurorët të ndodh pastrimi nga korrupsioni, nepotizmi. Çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimit të pasurisë. Është me rëndësi që prokurorët të sigurojnë mbrojtjen e duhur të informatorëve. Gjatë vitit të kaluar prokuroria ka treguar përkushtim në luftën kundër korrupsionit, janë 400 dosje penale me 771 persona”, tha Lumezi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?