Tërmkolli: Albin Kurti adoleshent politik, i trazuar nga mania për pushtet

Melihate Tërmkolli nga LDK, ka thënë se Albin Kurti po bënë sjellje prej adoleshenti politik i trazuar nga mania për pushtet. Këtë deklaratë ajo e tha në Frontonline, përcjell Periskopi. “Është e drejtë e plotë e tyre ta caktojë mandatarin. Problemi është se ajo që po bën Albin Kurti në kuptimin e marrëveshjes së koalicioni, […]
Melihate Tërmkolli nga LDK, ka thënë se Albin Kurti po bënë sjellje prej adoleshenti politik i trazuar nga mania për pushtet.
Këtë deklaratë ajo e tha në Frontonline, përcjell Periskopi.
“Është e drejtë e plotë e tyre ta caktojë mandatarin. Problemi është se ajo që po bën Albin Kurti në kuptimin e marrëveshjes së koalicioni, është e papranueshme dhe një sjellje prej një adoleshenti politik të trazuar prej manisë së pushtetit që pretendon me qenë absolut dhe që është kontradiktor edhe me vetveten sepse dje pati një deklaratë që tha se do ta forcojmë shtetin duke e zvogëlu pushtetin e në fakt shteti nuk forcohet duke e zvogëlu pushtetin por duke e forcu edhe pushtetin vec varet cfarë drejitmi i jep pushtetit, a do me përdorë në interesa të qytetarëve apo në interesa personale”, ka thënë ajo.












