Televizioni shtetëror iranian: 80 persona të vrarë nga sulmi iranian në bazat amerikane

Televizioni shtetëror iranian tha se të paktën 80 “terroristë amerikanë” ishin vrarë dhe dhjetëra helikopterë amerikanë dhe pajisje ushtarake ishin dëmtuar. Në media nuk janë dhënë prova se si i ka siguruar këto informacione, shkruan Reuters, duke shtuar se edhe paralajmërimin se nën shënjestër janë edhe 100 baza të tjera të SHBA. Gjermania, Danimarka, Norvegjia dhe […]
Gjermania, Danimarka, Norvegjia dhe Polonia thanë se asnjë nga trupat e tyre në Irak nuk u dëmtua. Britania, e cila gjithashtu ka personel në Irak, dënoi aksionin iranian. Iraku tha se forcat e tij nuk pësuan viktima.
Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman tha se bazat e sulmuara ishin baza ajrore al-Asad dhe një strukturë tjetër në Erbil, Irak.
“Ndërsa vlerësojmë situatën dhe përgjigjen tonë, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur personelin amerikan, partnerët dhe aleatët e rajonit,” tha Hoffman.
Më shumë se 5000 trupa amerikane mbeten në Irak së bashku me forcat e tjera të huaja në koalicion që kanë trajnuar dhe mbështetur forcat irakene kundër kërcënimit të militantëve të Shtetit Islamik.
Irani, i cili prej kohësh tha se forcat amerikane duhet të largoheshin nga Lindja e Mesme, i tha Uashingtonit pas sulmeve për të tërhequr trupat e tij për të parandaluar më shumë vdekje dhe paralajmëroi aleatët amerikanë përfshirë Izraelin që të mos lejojnë sulme nga territoret e tyre.












