Takohen Putin-Johnson, nuk ka normalizim të marrëdhënieve

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot me kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson në margjinën e një konference paqeje për Libi në Berlin, dhe Johnson shfrytëzoi rastin për ta thënë në mënyrë të qartë se marrëdhëniet bilaterale midis Moskës dhe Londrës nuk do të normalizohen. Kryeministri britanik kërkoi që Rusia të përfundojë […]

Kryeministri britanik kërkoi që Rusia të përfundojë atë që e quajti një “aktivitet destabilizues” që po kërcënon Britaninë e Madhe, qytetarët e saj dhe aleatët, megjithëse nuk sqaroi saktësisht se çfarë do të thoshte.

Në vend të kësaj, Johnson iu referua edhe një herë çështjes së helmimit në Salisbury që Londra fajëson Moskën.

“Ai ishte i qartë se nuk kishte pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin britanik për Salisbury, i cili ishte një përdorim i pamatur i armëve kimike dhe një përpjekje e pamatur për të vrarë njerëz të pafajshëm në tokën britanike. Ai tha se një sulm i tillë nuk duhet të përsëritet,” tha një zëdhënës i Johnson në një deklaratë, transmeton Reuters.

Problemi lidhet me një sulm kimik të vitit 2018 ndaj një ish-agjentit të dyfishtë rus në qytetin Salisbury për të cilin qeveria britanike fajësoi Rusinë.

Kremlini tha se Putin, Johnson dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen diskutuan çështje bilaterale dhe ndërkombëtare, përfshirë procesin e paqes libiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?