Takimi Kurti-Mustafa përfundon pa rezultat

Pas më shumë se tri orësh takim në mes të kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa ka rezultuar pa ndonjë rezultat për marrëveshje të mundshme. Pas takimit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se dy kryetarët do të takohen sërish nesër ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se […]
Pas takimit zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se dy kryetarët do të takohen sërish nesër ndërsa është shprehur se nuk ka detaje se për çka është diskutuar aty.
Takimi Kurti-Mustafa ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së e cila është mbajtur sot ndërsa dje LDK ka thënë se janë të gatshëm për të vazhduar negociatat.
Kurti dje ka propozuar emrat e kandidatëve për ministra dhe një zëvendëskryeministri ndërsa të njëjtën e ka kërkuar edhe nga LDK./












