Takime të vazhdushme pa marrëveshje, çka pritet të ndodh nesër

Takime të vazhdushme pa marrëveshje, çka pritet të ndodh nesër

Edhe takimi i fundit disa orësh mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përfundoi pa ndonjë marrëveshje. Takimi u mbajt sot në kuvendin e Kosovës dhe zgjati më shumë se tre orë, por as pas këtij takimi dy partitë nuk arritën që të bëjnë një marrëveshje […]

Edhe takimi i fundit disa orësh mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Takimi u mbajt sot në kuvendin e Kosovës dhe zgjati më shumë se tre orë, por as pas këtij takimi dy partitë nuk arritën që të bëjnë një marrëveshje për formimin e Qeverisë.

Para mediave, pas takimit nuk doli asnjeri prej liderëve, aty u shfaq vetëm zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha se ka pasur “lëvizje” për të arritur pajtueshmëri.

“Takimi që ka filluar në ora 15:00 sapo ka përfunduar. Kemi një lëvizje në përpjekje për të arritur marrëveshjen në mes të dy palëve. Do të kemi natyrisht edhe një takim të radhës nesër dhe për detaje do të njoftoheni nesër”, u shpreh Mustafa.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media pas takimit ka bërë të ditur se ka pasur përafrim të qëndrimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për formim të koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo parti ka thënë se negociatat drejt arritjes së një marrëveshjeje për koalicion do të vazhdojnë të enjten.

Të dyja paritë konfirmuan se do të takohen sërish nesër për të biseduar rreth arritjes së një marrëveshje për koalicion.

Mirëpo, edhe pse në media gjatë mbrëmjes u raportua se është arritur një marrëveshje për koalicion mes dy partive. Këto raportime i mohoi nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi  ka mohuar raportimet se VV-ja e LDK-ja janë pajtuar për ndarjen e ministrive.

Bislimi ka deklaruar se bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajnë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues, por jo marrëveshje.

Ndryshe, takimi i sotëm i liderëve të të dyja partive që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë, kryetar i Kuvendit është emëruar Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përveç këtyre takimeve, Kurti e Mustafa, patën edhe shumë takime të tjera, por asnjëri nuk rezultoi me arritje të një marrëveshje.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Ky proces zgjedhor është zhvilluar pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, meqë kishte marrë ftesë për dëshmi nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?