Sveçla: Nëse s’arrijmë marrëveshje me LDK-në, opsion është edhe qeveria e pakicave

Sveçla: Nëse s’arrijmë marrëveshje me LDK-në, opsion është edhe qeveria e pakicave

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjes përfundintare nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, nëse nuk arrihet marrëveshja me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Vetëvendosje, paralajmëron që do të mund shkojë edhe në qeveri të pakicave. “Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë […]

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjes përfundintare nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, nëse nuk arrihet marrëveshja me partinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Vetëvendosje, paralajmëron që do të mund shkojë edhe në qeveri të pakicave.

“Ne po insistojmë në një marrëveshje të drejtë me LDK-në si partner në qeverisje dhe do të tentojmë që deri në fund ta arrijmë. Edhe qeveria e pakicave është një opsion, por ne jemi të vendosur që të punojmë drejt një marrëveshje me LDK-në”.

Sveçla tha se LDK duhet të mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të saj dhe më pas të vendosë për ofertën e Albin Kurtit, që sipas tij, është shumë gjeneroze, raporton Klan Kosova.

“Në takimin e fundit të dy subjekteve politike ne jemi dakorduar që oferta jonë të shkojë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe të marrim përgjigje zyrtare në këtë ofertë tonën. Sa i përket letrës, oferta e Levizjes Vetëvendosje është ofertë zyrtare e kësaj partie.

Sveçla tha se janë duke e pritur përgjigjën e tyre dhe në bazë të asaj përgjigje të ndërmerren edhe hapat e ardhshëm. Brenda letrës ai tha se është edhe një kërkesë për takime me LDK-në.

Zgjedhja e Glauk Konjufcës kryeparlamentar për Lëvizjen është një punë e kryer.

“Kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca, është zgjedhur me 75 vota dhe në mënyrë shumë demokratike. Ai është i duhur për këtë pozitë për të bërë çkapjen e shtetit dhe besoj se do të tregojë sukses. Nëse dikush ka vërejtje ndaj punës së tij ka të drejtë të bëjë kërkesën për shkarkim nëse arrijnë votat. Ai është i denjë për këtë post dhe Vetëvendosje nuk lëviz nga ky qëndrim”.

Ndërkaq, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës tha se ndjehet optimiste për arritjen e marrëveshjes duke thënë se partia e saj nuk do ta inicojë shkarkimin e Konjufcës nga kryeparlamentari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?