Surroi: Kurti është i papjekur dhe kjo po i kushton

Zonja Flaka Surroi ka botuar sot edhe në portalin KOHA vështrimin e saj të ri në lidhje me zhvillimet politike në vend sa i përket negociatave në vazhdim e sipër mes LDK-së dhe VV-së. Kujtojmë se zgjedhjet e përgjithshme kanë përfunduar tash e tre muaj, një javë dhe një ditë. Kjo shqetëson edhe zonjën Surroi […]
Kujtojmë se zgjedhjet e përgjithshme kanë përfunduar tash e tre muaj, një javë dhe një ditë. Kjo shqetëson edhe zonjën Surroi e cila nuk ngurron ta quajë gjithë periudhën e negociatave si “telenovelë”.
Ajo fajëson më shumë LDK-në për bllokadën duke thënë se është e pakuptueshme se si tre njerëz të papërfshirë në listat e zgjedhjeve si z.Isa Mustafa – kryetar, z.Agim Veliu – nënkryetar dhe z.Lutfi Haziri po ashtu nënkryetar, janë të përfshirë në bisedat me Vetëvendosjen.
Sidoqoftë ajo nuk ngurron të thotë edhe se z.Kurti është i papërvojë dhe se kjo po i kushton.
“Po duket përherë e më evidente se mungesa e përvojës, apo më mirë thënë përvoja më e shkurtër politike e Kurtit, në mesin e partive që e kanë pjekur zanatin qëmoti, është duke i kushtuar, edhe nerva edhe kohë.” – shkruan znj.Surroi.
Surroi po ashtu ngre pyetjen nëse e kemi merituar të bëhemi shtet ose jo.
Për ta lexuar të plotë vështrimin e saj iu ftojmë të klikoni KËTU.












