Spahiu thotë se shqiptarët janë më të dobët se popujt tjerë: I përzihet neurologu me sociologun

Publicisti i njohur nga qyteti verior i Mitrovicës së Jugut, Nexhmedin Spahiu, ka publikuar sot një status në profilin e tij në Facebook e në të cilën ka dhënë sqarime për arsyen se pse zgjedhjte mbahen çdo katër vjet. Spahiu pretendon se “arsyeja themelore përse zgjedhjet e të gjitha niveleve në shtetet demokratike bëhen në […]
Spahiu pretendon se “arsyeja themelore përse zgjedhjet e të gjitha niveleve në shtetet demokratike bëhen në periudha kryesisht 4 vjeçare, e jo ta zëmë 2 apo 3 vjeçare është që të zgjedhurit të kenë sa më shumë kohë të realizojnë premtimet zgjedhore dhe shteti të mos shpenzojë para kot.”
Në anën tjetër, ai beson që arsyeja përse zgjedhjet nuk janë çdo 5, 6 apo më shumë vjet është se ekspertët kanë vlerësuar se mbamendja kolektive mesatare për “premtimet zgjedhore po zgjatka rreth 4 vjet e diçka”, përcjell Periskopi.
Në fakt, z.Spahiu nuk ka ofruar asnjë referencë për pretendimet e tij ndërkohë arsyeja për periudhën zgjedhore është që të shmanget krijimi i diktaturës ose formave tjera të ushtrimit abuziv të pushtetit.
Por, Spahiu ka kërkuar nga sociologët shqiptarë “që të përcaktojnë se sa është mbamendja kolektive në Kosovë apo Shqipëri për premtimet zgjedhore” duke aluduar se te ne ajo është më e shkurtër se katër vjet.
As në këtë pikë z.Spahiu nuk ofron ndonjë të dhënë për këtë çështje ndërkohë që ka ngatërruar profesionin e sociologut me atë të neurologut dhe të psikiatrit që merren me këtë punë.
Më poshtë keni statusin e plotë të tij:













