Spahiu çuditet se si Kurti ia dha “një ministri shtesë” Srpskas, i jep dashuri ‘ishi’ i Anti-Korrupsionit

Pas ofertës së re të Lëvizjes Vetëvendosje për të rritur numrin e ministrive nga 12 në 14, ka pasur një reagim të madh publik. Kjo ofertë u cilësua me të drejtë si joserioze nga LDK-ja, pasi që nënkuptonte një ministri shtesë për ta por… edhe një ministri shtesë për Listën Serbe. Albin Kurti dhe Vetëvendosje […]

Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë qenë të ashpër kundër Listës Serbe dhe kanë akuzuar çdo qeveri që nga viti 2014 se po bënte pazare me një parti që e kishte deleguar pushtetin e saj te Beogradi.

Madje, para zgjedhjeve z.Kurti deklaronte hapur se as që do ta konsideronte futjen e Listës Serbe në Qeverinë e tij.

Por, fjalët i merr era dhe tashmë Kurti ka pranuar se Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë së tij. Sidoqoftë, një gjë që ka shqetësuar opinionin publik është “ministria shtesë” për partinë që kontrollohet nga Beogradi.

Kjo specifikohet qartë edhe nga Neni 96 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (e quajtur “Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve), pika 3, e në të cilin specifikisht kërkohet një ministri shtesë për komunitetet jo-shumicë nëse rritet numri i ministrive në mbi 12.

Dhe duke qenë se Lista Serbe për fat të keq fitoi bindshëm zgjedhjet dhe arriti që pa kuotë t’i merrte 8 deputetë, ajo do të fitojë të drejtën e ministrisë së re.

Tashmë ka reaguar edhe z.Nexhmedin Spahiu, publicist nga Mitrovica, duke thënë se edhe ministria shtesë për komunitetin serb por edhe presidenti Isa Mustafa ishte pjesë e ofertës së Albin Kurtit./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?