Sociali, i pamjaftueshëm për mbi 25 mijë familje në Kosovë

Sociali, i pamjaftueshëm për mbi 25 mijë familje në Kosovë

Ndihma sociale nga 60 e deri në 180 euro në muaj po shihet e pamjaftueshme për afro 25 mijë familje në Kosovë, të cilat varen nga ai. Ndonëse nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të vitit ky numër ra për disa qindra familje prapë gjendja po vlerësohet si shqetësuese. Edhe vitin që […]

Ndihma sociale nga 60 e deri në 180 euro në muaj po shihet e pamjaftueshme për afro 25 mijë familje në Kosovë, të cilat varen nga ai. Ndonëse nga fillimi i vitit 2019 e deri në fund të vitit ky numër ra për disa qindra familje prapë gjendja po vlerësohet si shqetësuese.

Edhe vitin që lamë pas më shumë se 25 mijë familje kanë përfituar nga skemat e ndihmës sociale. Vetëm në tre muajt e parë të 2019-s 24 mijë e 955 familje, me 102 mijë e 35 anëtarë, përfituan ndihmë sociale nga shteti.

Ky numër u ul për pak familje në fund të nëntëmujorit të vitit paraprak. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator ky numër u ul në 24 mijë e 526 familje, me 99 mijë e 718 anëtarë.

Ky numër po shihet shqetësues nga organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Sipas tyre, pensioni i përcaktuar nga numri i anëtarëve që ka një familje e që sillet nga 60 deri në 180 euro është i pamjaftueshëm për ta.

Përcaktimi i ndihmës sociale bëhet për një familje sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, e cila rregullohet me akt nënligjor, të cilin e nxjerr Ministria. Kjo i bie që personi i vetëm, familja njëanëtarëshe merr 60€ në muaj (minimalja) dhe familja me 15 anëtarë (maksimalja) për një muaj merr 180€ në muaj. Përveç ndihmës bazë familja e përzgjedhur për skemën e ndihmës sociale për çdo fëmijë të moshës deri në 18-vjeçare realizon një përfitim financiar shtesë prej 5.00 eurosh, me qëllim të nxitjes së arsimimit dhe të përmirësimit të shëndetit të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?