S’ka takim Thaçi-Kurti: Presidenti e çon në Kuvend emrin e mandatarit për Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje i ka nisur sot presidentit Thaçi emrin e Albin Kurtit si i nominuar për kryeministër. Presidenti Thaçi, më pas e ftoi Kurtin në takim në orën 12:00 për t’ia dorëzuar dekretin për mandatim. “Zyra e Presidentit ka kontaktuar përmes telefonit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk kanë shprehur gatishmëri që ta pranojnë personalisht […]
Lëvizja Vetëvendosje i ka nisur sot presidentit Thaçi emrin e Albin Kurtit si i nominuar për kryeministër. Presidenti Thaçi, më pas e ftoi Kurtin në takim në orën 12:00 për t’ia dorëzuar dekretin për mandatim.
“Zyra e Presidentit ka kontaktuar përmes telefonit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk kanë shprehur gatishmëri që ta pranojnë personalisht Dekretin e Presidentit për Caktimin e Mandatarit, sikurse që ishte praktikë e mëhershme. Si rrjedhojë, Dekreti i Presidentit me emrin e Kandidatit për Kryeministër do t’i përcillet tash zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të propozuarit të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në një përgjigje nga Zyra për Informim e Presidencës.
Kujtojmë se pasi ia ka nisur Thaçit nominimin për kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka publikuar edhe një video-mesazh, të cilin mund ta lexoni ose shihni KËTU.













