S’ka marrëveshje: LDK pas mbledhjes ngulmon për “marrëveshje të balancuar”

Vetëm zëdhënësi i LDK-së ka folur pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie e cila zgjati gati tri orë. Ai nuk tha diçka të re përpos asaj që ishte thënë më herët se kërkohej “marrëveshje e balancuar” dhe e cila do të reflektonte rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe pse më herët ishte paralajmëruar […]
Edhe pse më herët ishte paralajmëruar konferencë për medie, kjo ndodhi por kjo nga Isa Mustafa apo ndonjë prej figurave tjera të larta nga kjo parti.
Nuk u bë e ditur se çka ishte folur e as se çka ishte vendosur në këtë takim, shkruan Periskopi.
“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e Presidentit të kandidatit për Kryeministër. LDK-ja vlerëson që vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike, meqë tashmë implementimi i vullnetit politik të qytetarëve, shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në bazë të dispozitave kushtetuese, është i afatizuar. LDK-ja, edhe një herë, shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë ai para mediave.
Ai tha se LDK e ftonë VV’në si parti e parë për të formuar institucionet e reja.
“Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga Ekipi negociues i LDK-së, e mbështetur në orientimet e Këshillit të Përgjithshëm, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar, që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend.LDK-ja fton Lëvizjen Vetëvendosje, si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja, që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në.” – tha ai.












