Si mund ta vëreni moshën e qenit tuaj?

Si mund ta vëreni moshën e qenit tuaj?

Qentë plaken më shpejt se sa ju, por hulumtimi i ri po na jep një ide shumë më të qartë se sa i vjetër mund të jetë qeni juaj. Çdo vit kalendarik që një qen jeton është i barabartë me shtatë vjet njerëzor Jetëgjatësia e qenve varet dukshëm nga raca. Qentë më të vegjël kanë […]

Çdo vit kalendarik që një qen jeton është i barabartë me shtatë vjet njerëzor

Jetëgjatësia e qenve varet dukshëm nga raca. Qentë më të vegjël kanë tendencë të jetojnë në mënyrë të konsiderueshme më gjatë, duke sugjeruar që ata plaken më ngadalë se qentë më të mëdhenj, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Si përcaktim kronologjik i moshës është thjeshtë gjatësia që qeni ka kaluar që nga lindja.

Mosha biologjike është një përkufizim më subjektiv, i cili mbështetet në vlerësimin e treguesve fiziologjikë për të identifikuar zhvillimin. Pastaj ekzistojnë biomarkuesit më objektivë të plakjes, siç janë nivelet e shprehjes së gjeneve ose numri i qelizave imune.

Mosha biologjike varet nga faktorët e trashëguar gjenetikisht dhe mënyra e jetesës.

Edhe pse e pazakontë, disa qenë janë njohur që jetojnë mbi 20 vjet, kjo do të ishte e barabartë me 140 vjet njerëzor./Periskopi

Të fundit
Të ngjashme