Shkon në 139 numri i të infektuarve me virusin misterioz në Azinë Lindore

Autoritetet kineze njoftuan të hënën se një virus i ri, i ngjashëm me virusin “Sars”, është përhapur në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Pekin, duke e çuar në 139 numrin e personave të infektuar. Kjo e ka shtuar frikën nga një përhapje masive në prag të Vitit të Ri Kinez, kur miliona njerëz udhëtojnë […]

Ky virus ka shkaktuar alarm për shkak të lidhjes së tij me sindromin akut të traktit respirator, nga i cili kishin vdekur rreth 650 persona në Kinë dhe Hong Kong në vitet 2002-2003.

Rasti i parë i këtij virusi u regjistrua në qytetin Wuhan, i cili ka 11 milionë banorë dhe shërben si pikë e rëndësishme për transit të udhëtimeve, përfshirë udhëtimet që bëhen gjatë sezonit të festës. Këtë javë, miliona kinezë udhëtojnë për t’i vizituar familjet e tyre.

Ende nuk është konfirmuar ndonjë rast i infektimit mes njerëzve. Megjithatë, autoritetet kanë thënë se nuk përjashtohet mundësia që virusi të përhapet edhe përmes njerëzve të infektuar te njerëzit e shëndoshë.

Përpos në Kinë, tri raste të këtij virusi janë shënuar edhe jashtë saj. Dy raste janë shënuar në Tajlandë, një në Japoni dhe së fundi një tjetër në Korenë Jugore, ku një grua që kishte ardhur nga Kina kishte dalë me rezultat pozitiv gjatë testimit për këtë virus.

Pavarësisht shtimit të rasteve të virusit, një komision shëndetësor në Guangdong ka thënë se gjendja është nën kontroll. Sidoqoftë, ekspertët britanikë besojnë se numri i të infektuarve është nënvlerësuar nga qeveria kineze dhe se kjo shifër mund të jetë mbi 1700, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?