Shënohet viktima e katërt nga virusi që po përhapet me shpejtësi në Kinë

Ka vdekur edhe personi i katërt në Kinë nga një virus që është përhapur me shpejtësi në Kinë në të gjithë vendin. Autoritetet konfirmuan se ai mund të kalojë nga personi në person. Një burrë 89 vjeç ishte viktima e fundit e llojit të ri të koronavirusit, i cili shkakton një lloj pneumonie, shkruan BBC. […]
Ka vdekur edhe personi i katërt në Kinë nga një virus që është përhapur me shpejtësi në Kinë në të gjithë vendin. Autoritetet konfirmuan se ai mund të kalojë nga personi në person.
Një burrë 89 vjeç ishte viktima e fundit e llojit të ri të koronavirusit, i cili shkakton një lloj pneumonie, shkruan BBC.
Më shumë se 200 raste janë raportuar nëpër qytetet kryesore në Kinë përfshirë Pekinin dhe Shanghain, përcjell Periskopi.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po shqyrton shpalljen e emergjencës ndërkombëtare të shëndetit publik mbi virusin – siç bëri me gripin e derrit dhe Ebola.
Vendimi do të merret në një takim të mërkurën.












