ShBA-ja ia kalon Rusisë me represion: I quan ‘ekstremistë’ si vrasësit në masë aktivistët e ambientit

Një grup i aktivistëve ambientalistë të angazhuar në mos-bindje paqësore civile që shënjestrojnë industrinë e naftës janë listuar nga Departamenti i Sigurisë së Atdheut si “ekstremistë” dhe disa prej anëtarëve të saj janë listuar krahas vrasësve masivë dhe nacionalistëve të bardhë, kanë zbuluar dokumentet e marra nga The Guardian. Grupi është quajtur “Rrëzuesit e Valvulave”, […]
Grupi është quajtur “Rrëzuesit e Valvulave”, pasi kishin mbyllur valvulat nëpër tubacionet e naftës në katër shtete më 11 tetor të vitit 2016, duke ndërprerë konsumin ditor me naftë të ShBA-ve për 15 për qind, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Ky ishte përshkruar si aksioni më i madh i koordinuar i këtij lloji dhe për disa orë nafta kishte ndaluar së rrjedhuri.
Të pesë aktivistët klimatikë, anëtarë të Aksionit Direkt për Klimën, kishin kaluar hendekun dhe kishin ndalur valvulat e tubacioneve. Aktivistët kishin njoftuar kompanitë e energjisë se tubacionet po i prisheshin dhe kishin postuar video të protestës së tyre online duke pritur me qetësi që të arrestoheshin.
Por, aksionet e këtij grupi tërhoqën vëmendjen e Departamentit të Sigurisë së Atdheut në ShBA.
Në buletinin e fundit të inteligjencës që vlerëson terrorizmin e brendshëm mes 2018-s dhe 2020-s, departamenti përfshin edhe këta aktivistë të cilët i përshkruan si grupi “i dyshuar për ekstremizëm mbi të drejtat ambientalistë”.
Ky departament nuk ishte përgjigjur në shumë pyetje të The Guardian./Periskopi












