SHBA i vendos sanksione të reja një gjenerali të lartë iranian

Uashington – Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj një gjenerali të lartë iranian për rolin e tij në shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. Ky është hapi më i fundit si pjesë e presionit maksimal ndaj Republikës Islamike të Iranit. Departamenti i Shtetit njoftoi se vendosi sanksione ndaj Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Hassan Shahvarpour, […]

Uashington – Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj një gjenerali të lartë iranian për rolin e tij në shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. Ky është hapi më i fundit si pjesë e presionit maksimal ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Departamenti i Shtetit njoftoi se vendosi sanksione ndaj Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Hassan Shahvarpour, i cili drejtoi masakrën ndaj 150 demonstruesve në Iranin jugperëndimor në muajin nëntor.

I dërguari i posaçëm amerikan për Iranin, Brian Hook, tha se “Gjenerali Shahvarpour komandoi njësitë përgjegjëse për dhunën dhe represionin vdekjeprurës në zonën përreth Mahshahrit”.

Ai tha se vendimi u mor pasi u shqyrtuan edhe të dhëna fotografike dhe filmike të dorëzuara nga vetë iranianët.

Zoti Hook shtoi se Departamenti i Shtetit ka marrë rreth 88 mijë informata dhe të dhëna të tilla, që kur i bëri thirrje iranianëve të raportojnë evidencën për represion dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Irani ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara për represion të gjerë, por ka pranuar se është përplasur me separatistë në Mahshahr, për të cilët tha se ishin të armatosur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?