Selmanaj: Vetëvendosje pse i ka fituar zgjedhjet, s’do të thotë që e merr kryeministrin

Selmanaj: Vetëvendosje pse i ka fituar zgjedhjet, s’do të thotë që e merr kryeministrin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se fakti që Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet, nuk do të thotë se kryeministri duhet të jetë nga ai subjekt politik. “E kaluara ka treguar që nëse i fiton zgjedhjet nuk do të thotë që e merr kryeministrin. Lëvizja […]

“E kaluara ka treguar që nëse i fiton zgjedhjet nuk do të thotë që e merr kryeministrin. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar të drejtën që të jetë nikoqire që të zgjedh me kë të bëjë koalicion. Sovrani vetëm atë ia ka dhënë, atë të drejtë”, tha Selmanaj.

Selmanaj ndër të tjera tha se janë duke e emancipuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe këtë e kanë bërë edhe gjatë kohës sa ishin në opozitë.

“LDK-ja po anatemohet tash e dy muaj, duke na bërë fajtor, thuajse nga të gjithë me disa përjashtime. A janë vjedh votat, a janë bërë gjithçka nga PDK-ja, por respektimi i Kuvendit, i Gjykatës Kushtetuese e të tjerave institucioneve është bërë gjithmonë nga LDK-ja. Në dy vjet opozitë me VV-së, nuk keni pa asnjë moment me gaz lotsjellës, as sulme ndaj kryeministrit Haradinaj, as vezë e as protesta të dhunshme në rrugë. Kemi vendosur ta emancipojnë edhe këtë parti politike”, u shpreh Selmanaj në Click të RTV 21.

Ai u shpreh se nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar zotimin që do t’i kenë votat e tyre për ta zgjedhur Presidentin, kurse e quajti fyerje kërkesën e Albin Kurtit që ta tregojnë emrin e Presidentit, pasi kjo është shenjë mosbesimi, sipas Selmanajt.

“Albin Kurti ka thënë se pasi të jenë shtjerrur të gjitha mundësitë, i japim mundësinë LDK-së që të jap një emër por do të kaloj nëpër kryesi të VV-së për ta vlerësuar se a e meriton ky person postin e Presidentin. A nuk është kjo fyerje për LDK-në a? LDK-ja asnjëherë nuk ka propozuar një kandidat të pa denjë”, tha Selmanaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?