Selimi i kundërpërgjigjet Haki Abazit: Mandati është i joti, bone o trim!

Selim Selimi – shef i kabinetit të Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, iu është kundërpërgjigjur Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili dje tha se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në. Përmet një shkrimi në Twitter, Selimi ka thënë se përgjegjësia për formimin e Qeverisë bie mbi mandatarin. “Kryeministri […]
Selim Selimi – shef i kabinetit të Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, iu është kundërpërgjigjur Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili dje tha se VV nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në koalicion me AAK-në.
Përmet një shkrimi në Twitter, Selimi ka thënë se përgjegjësia për formimin e Qeverisë bie mbi mandatarin.
“Kryeministri Ramush Haradinaj e pati deklaratën e qartë! Përgjegjësia për formim të Qeverisë bie mbi mandatarin. Paska folur ZVKM në tentativë për Qeverinë në tentativë. Analizë në abstrakt. Qetësohu ZVKM në tentativë, mandati është i yti. Bëje o trim!”,
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Twitter.
Kryeministri @haradinajramush e pati deklaraten e qarte! Pergjegjesia per formim te qeverise bie mbi mandatarin. Paska fol ZVKM ne tentative per qeverine ne tentative. Analize ne abstrakt. Qetesohu ZVKM ne tentative, mandati eshte i joti. Bone o trim!
— Selim Selimi (@selim_selimi) January 18, 2020












