Seanca kundër Hudutit mbahet prapa dyerve të mbyllura, kjo është ‘prova’ kundër saj

Seanca gjyqësore kundër Ikballe Hudutit do të mbahet prapa dyerve të mbyllura për publikun. Huduti u arrestua më datën 7 janar nga policia pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit isanian, Kasim Soleimanit. Nuk dihet pse ndodhi një arrestim i tillë, i cili u shoqërua edhe nga një bastisje e shtëpisë. Huduti thjesht akuzohej […]
Huduti u arrestua më datën 7 janar nga policia pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit isanian, Kasim Soleimanit. Nuk dihet pse ndodhi një arrestim i tillë, i cili u shoqërua edhe nga një bastisje e shtëpisë.
Huduti thjesht akuzohej pa asnjë provë se nxiti terrorizëm kundër ShBA-ve për një tekst të postuar në Facebook e në të cilin nuk ka asnjë rresht të vetëm që bën thirrje për dhunë. Për më tepër, vetë znj.Huduti pas këtij statusi ishte sulmuar ashpër nga mediet dhe gazetarët e ndryshëm, me njërën prej tyre që në mënyrë të papranueshme iu referua edhe si “Psikopatja”.
Huduti kishte marrë në fakt shumë kërcënime e sharje nga qytetarët e vendit dhe nga i gjithë rasti ishte në fakt viktima e vetme duke shtuar pikëpyetje mbi respektimin që iu bëjnë institucionet kosovare lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut.
Më poshtë keni fjalët e saj:
“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për t’u turpëruar vetë dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo.
“Ti shkove në përqafim Imam Husejnit sepse vajte në tokën e tij të Qerbelas dhe tani për ty po ndriçohet nata me mija qirinj të ndezur për shpirtin dhe qenësinë e njeriut madhështor Gjeneralit Sulejman. Të mi bësh selam Ehli Bejtit se bota është me të drejtit dhe se drejtësia është shumë afër të manifestohet me ardhjen e Imam Mehdiut a.s. Vetëm pak durim o popull i shtypur musliman kudo që jeni anë e mbanë”.












