Sadri Ramabaja i LVV-së dënohet me 5 vjet burg për terrorizëm

Gjykata ka shqiptuar të mërkurën aktgjykim dënues në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burgim. Sadri Rambaja ishte arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar në pikën kufitare detare të Durrësit. Ai dyshohej se ka qenë pjesë e organizatës […]
Gjykata ka shqiptuar të mërkurën aktgjykim dënues në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burgim.
Sadri Rambaja ishte arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë në tetor të vitit të kaluar në pikën kufitare detare të Durrësit.
Ai dyshohej se ka qenë pjesë e organizatës “Syri i Popullit”.
Të akuzuarit e organizatës ‘Syri i Popullit’ ngarkoheshin për veprat penale hakmarrje në ndihmë, dhunim, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.
Në gusht të vitit 2018 Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar lirimin e anëtarit të saj, Sadri Ramabaja i cili është i akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vrasje të të përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe përgatitje të veprave terroriste në Kosovë./Periskopi/












