Rusia hakon kompaninë e Biden-ëve: Zgjedhjet presidenciale amerikane mund të jenë prishur

Kompania ukrainase e gazit që është në qendër të hetimit për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump është hakuar suksesshëm nga agjentët e ushtrisë ruse në muajin nëntor, kanë thënë ekspertët e sigurisë kibernetike nga ShBA-ja. Siguria ZONA 1 thotë se mbetet e paqartë se çka po kërkonin hakerët kur hakuan kompaninë ku punonte Hunter […]
Siguria ZONA 1 thotë se mbetet e paqartë se çka po kërkonin hakerët kur hakuan kompaninë ku punonte Hunter Biden, Burisma Holdings.
Kandidati kryesor për të fituar garën presidenciale për t’i dalë përballë z.Trump në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden, e kishte të birin e tij si anëtar të bordit në këtë kompani, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kompania Burisma, qeveria amerikane dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes ende nuk kanë dhënë përgjigjje për rastin.
Presidenti Trump po përballet me hetimin për shkarkim që nga muaji dhetor pas pretendimeve se në mënyrë të papërshtatshme i kishte bërë shantazh presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt që të niste një hetim ndaj Burismas dhe Bidenit me të birin për të ndikuar kësisoj në zgjedhjet e 2020.
Ky hakim sipas kompanisë së sigurimeve është i ngjashëm me atë që u bë në nëntorin e vitit 2016 ndaj demokratëve, pak para zgjedhjeve presidenciale të ShBA-ve.
Ende nuk dihet se çka do t’i ofrojnë Trumpit rusët për zgjedhjet presidenciale kundër Bidenit.












