Rusët e ndaluar në Kosovë dënohen me nga 250 euro

Dy shtetasit rusë, që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë, u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe do të largohen nga Kosova, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq. Përveç dënimit të shqiptuar, atyre iu kërkua të paguajnë […]

Dy shtetasit rusë, që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë, u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe do të largohen nga Kosova, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq.

Përveç dënimit të shqiptuar, atyre iu kërkua të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit.

Policia e Kosovës i arrestoi dy shtetasit rusë – një burrë dhe një grua – më 13 janar.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ata u kanë thënë autoriteteve të Kosovës se kanë synuar të arrijnë në Llukovska Banja – qendër rehabilituese në jug të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinës – dhe se sistemi i navigimit i ka dërguar gabimisht në kufi me Kosovën.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllobodan Bakiq, ka thënë se dy rusët fillimisht kanë bërë përpjekje të kalojnë vendkalimin kufitar Jarinë, porse, për shkak të mungesës së vizave, janë kthyer.

Pas përpjekjes së sërishme për të shkuar në banjë, ata kanë shfrytëzuar rrugë alternative dhe kanë hyrë në Kosovë, ku më pas janë kapur nga policia.

Prokurori i ka identifikuar ata si Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?