Rrokulliset vetura në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, flet i aksidentuari

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj. Në Broboniq, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës automobilistike. Personi që pësoi aksident ka shkruar se nuk ka pësuar lëndime serioze, shkruan Periskopi. “Falenderime te pafundme per t’Plotefuqishmin qe me ruajti nga me e keqja! Per te gjithe te interesuarit falenderime t’perzemerta; gezoj […]
Personi që pësoi aksident ka shkruar se nuk ka pësuar lëndime serioze, shkruan Periskopi.
“Falenderime te pafundme per t’Plotefuqishmin qe me ruajti nga me e keqja! Per te gjithe te interesuarit falenderime t’perzemerta; gezoj shendet te mire, me pak gervishje te lehta”, ka shkruar ai.

Në foto shihet intervenimi i zjarrfikësve për nxjerrjen e veturës nga vendi ku kishte përfunduar.















