Rrëfimi i emigrantit: Pasi iu refuzua azili, tash e 21 vjet flen nëpër autobusë

Për më shumë se dy dekada pasi që aplikimi i tij për azil ishte refuzuar, Sunny e gjeti një strehë të sigurt nëpër autobusët që udhëtojnë nëpër Londër gjatë natës. Si është të kalosh çdo natë në këto kuverta të poshtme? Sunny pret me durim, me erën që i depërton në xhaketën e tij dhe […]
Sunny pret me durim, me erën që i depërton në xhaketën e tij dhe me dimrin e ftohtë që e prek deri në asht.
Është pas mesnate dhe këmbët e tij janë të lodhura por ai mbahet dhe buqësh ndërsa autobusi ndalet. Ai futet brenda dhe krijon hapësirë për të tjerë pasagjerë, përshëndet fytyrën e njohur të shoferit me një përkulje gjentile të kokës dhe e vendos kartelën e gërryer Oyster në pikën e pagesës.

I lehtësuar pasi gjen vendin e preferuar krejt në fund të autobusit bosh, ai ulet aty dhe bëhet rehat për udhëtimin e gjatë që e pret. E vë çantën në stomak dhe i ndjen duart e rrudhura nga i ftohti që fillojnë të ngrohen. Më pas i mbyll sytë.
Duke lënë pas erën e pulave të përzhitura dhe zhurmën e trafikut të natës së Londrës, mendja e tij sillet poshtë-e-përpjetë.
Ai e sheh veten kur ishte i ri, duke u lutur mes mureve të betonit në një burg nigerian derisa priste që të ekzekutohej. Krimi i tij: protestonte për demokraci.
Një roje e nxjerr nga qelia, e qet në rrugë nëpër korridoret e heshtura, ku e pret një veturë.

Familja me miqtë i kishin blerë lirinë, duke iu dhënë ryshfet secilit prej rojeve të burgut dhe duke i blerë biletën për në Londër, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Në kohën sa po i shqyrtohej kërkesa për azil, Sunny po mbante një kurs për të bërë dokumentare, duke raportuar për jetën e të pastrehëve në Londër, pa imagjinuar kurrë se do të ishte një prej tyre shpejt.
Kërkesa e tij më pas ishte refuzuar. Kjo gjë e kishte lënë para dy zgjedhjeve: të kthehej në vendin e tij ku vazhdonte sundimi i ashpër i një regjimi ushtarak dhe ku priste dënimin me vdekje, apo të rrinte në Londër pa letra.

Dhe kështu e nisi jetën 21 vjeçare si nomad nëpër autobusët e Londrës, e të cilët i dukeshin më të sigurt e më të ngrohtë se sa rrugët.
Ishte një grua nga Kisha me gjenerozitet të madh e cila së pari i bleu një biletë mujore autobusësh. Ajo vazhdoi ta bënte një gjë të tillë muaj pas muaji.
Ditën Sunny do të ishte vullnetar nëpër kisha. Më pas do të shkonte e t’i kërkonte ndonjë menaxheri restoranti për t’i ndarë pak ushqim, dhe rrallë do ta kthenin mbrapsht pa asgjë.
Ai nuk fajësonte qeverinë britanike për situatën në të cilën ndodhej. Fajësonte vendin e tij, i cili po të mos ishte në atë gjendje, as atë vetë nuk do ta linte në atë pozitë.
Për ta lexuar të plotë artikullin e botuar në BBC, Periskopi iu fton të klikoni KËTU.












