Rikthehen temperaturat e larta në Australi, rritet rreziku nga zjarret

Autoritetet në juglindje të Australisë u bënë thirrje banorëve të largohen për shkak të rikthimit të nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që pritet të përkeqësojnë situatën e krijuar nga zjarret masive. Ditën e premte temperaturat priten të rriten mbi 30 gradë Celsius, duke i dhënë fund shiut e temperaturave më të ulta që ofruan […]

Ditën e premte temperaturat priten të rriten mbi 30 gradë Celsius, duke i dhënë fund shiut e temperaturave më të ulta që ofruan një lehtësim të përkohshëm për zjarrfikësit që luftojnë me flakët prej muajit shtator. Si pasojë e një thatësire tre-vjeçare rajoni është shndërruar në një tokë shkurresh të thata që kanë nxitur katastrofën.

Temperaturat në rritje kanë bërë që zyrtarët në shtetin Viktoria të zgjasin periudhën nën të cilën shteti do të jetë në emergjencë.

Mbi 200 vatra zjarri në të gjithë vendin kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave si dhe kanë shkatërruar rreth tetë milionë hektarë tokë e më shumë se 2 mijë shtëpi. Tymi i zjarreve ka mbuluar Sidnein e qytete të tjera për javë të tëra dhe ka mbërritur deri në Zelandën e Re apo Brazil.

Kryeministri Scott Morrison, i cili është përballur me kritika të forta mbi përgjigjen ndaj situatës, ka vënë në dispozicion një fond prej 1.4 miliardë dollarësh në ndihmë të banorëve, bizneseve e fermerëve.

Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshim se ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu kanë kontribuar në situatën tejet shkatërruese që kanë shkaktuar zjarret këtë vit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?