Richard Grenell anulon vizitën në Kosovë, shkak ngërçi mes VV-së dhe LDK-së

Richard Grenell anulon vizitën në Kosovë, shkak ngërçi mes VV-së dhe LDK-së

Emisari special i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi ka anuluar një vizitë në Prishtinë për shkak të ngërçit që po mbretëron në mes të VV’së dhe LDK’së për formimin e Qeverisë së re. Një zyrtar i Ambasadës së SHBA’së në Berlin ka thënë se vizita është anuluar sepse jo të gjithë në Kosovë kanë […]

Emisari special i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi ka anuluar një vizitë në Prishtinë për shkak të ngërçit që po mbretëron në mes të VV’së dhe LDK’së për formimin e Qeverisë së re. Një zyrtar i Ambasadës së SHBA’së në Berlin ka thënë se vizita është anuluar sepse jo të gjithë në Kosovë kanë qenë të gatshëm që ajo të realizohet.

Vonesat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë bërë që edhe ambasadat e huaja dhe ndërkombëtarët të angazhohen me qëllim të arritjes së një koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ditë më parë në Berlin, emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, kishte pritur nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, dhe dy anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin, me të cilët kishte folur rreth bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.

Duke parë një situatë të tillë, Richard Grenell, kishte planifikuar edhe një vizitë në Kosovë, megjithatë e ka anuluar, pasi siç thonë nga zyra në Berlin, jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga zyra e ambasadorit Grenell në Berlin.

Anulimi i kësaj vizite të ambasadorit të SHBA’së në Berlin ka ndodhur pasi jo të gjitha palët kanë qenë të gatshme, por pa e specifikuar se cilat palë.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.

Grenell para pak ditësh kishte pritur në Berlin tre zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilët kishte diskutuar edhe rreth çështjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?