Reagon Departamenti amerikan i Mbrojtjes: U goditëm nga Irani me dhjetëra raketa balistike

Tashmë është konfirmuar edhe nga Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-ve sulmi që Irani i ka bërë dy bazave irakiane ku ndodheshin trupat amerikane. Departamenti i Mbrojtjes ka thënë: “Irani lansoi më shumë se dhjetëra raketa balistike kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak. Është e qartë se këto raketa ishin lansuar nga Irani […]
Departamenti i Mbrojtjes ka thënë: “Irani lansoi më shumë se dhjetëra raketa balistike kundër ushtrisë amerikane dhe forcave të koalicionit në Irak. Është e qartë se këto raketa ishin lansuar nga Irani dhe shënjestronin të paktën dy baza ushtarake irakiane që po strehonin ushtrinë amerikane dhe personelin e koalicionit në Al-Assad dhe Irbil.”
Asistenti i sekretarit të mbrojtjes për marrëdhënie me publikun Jonothan Hoffman tha se ShBA-të “po punonin në vlerësimin e dëmeve,” përcjell Periskopi.
Ndërkohë tashmë është raportuar se për rastin është lajmëruar edhe Donald Trump i cili ka thirrur mbledhje urgjente. /Periskopi












