Raketat hipersonike që përmendi Trump: 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit (Foto)

Raketat hipersonike që përmendi Trump: 5 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit (Foto)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se aktualisht po testohen shumë raketa super të shpejta hipersonike Sipas mediave të huaja, një deklaratë e tillë vjen pasi ushtria e SHBA-së i dha një kontratë prej 2.5 miliardë dollarësh, kompanisë së hapësirës ajrore dhe mbrojtëse Lockheed Martin për t’i ndërtuar ato me qëllimin që të kishte të […]

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se aktualisht po testohen shumë raketa super të shpejta hipersonike

Sipas mediave të huaja, një deklaratë e tillë vjen pasi ushtria e SHBA-së i dha një kontratë prej 2.5 miliardë dollarësh, kompanisë së hapësirës ajrore dhe mbrojtëse Lockheed Martin për t’i ndërtuar ato me qëllimin që të kishte të paktën një gati deri në fund të vitit të ardhshëm.

Përmendja nga Trump për raketat supersonike u bë shkurtimisht gjatë adresimit të tij përpara mediave të mërkurën, ndërsa foli për tensionet me Iranin, vetëm disa orë pasi forcat iraniane qëlluan me raketa bazat ushtarake që strehonin trupa amerikane në Irak.

Nuk është sekrete që SHBA ka punuar në zhvillimin e armëve hipersonike, por fjalimi i Trump nënkuptonte se raketa të tilla tanimë janë në ndërtim.

“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha Trump.

Kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike mund t’i bëjë ato të vështirë për t’u gjurmuar dhe përgjuar. Siç bëhet e ditur, ato udhëtojnë me më shumë se pesë herë nga shpejtësia e zërit ose rreth 3,853 milje në orë.

Madje, disa do të udhëtojnë edhe deri në 15,000 milje në orë, që sipas studiuesve të armëve, është rreth 25 herë më shpejt se avionët modernë të pasagjerëve.

Ekzistojnë dy kategori të armëve hipersonike: Automjete hipersonike që lëshohen nga një raketë para se të rrëshqasin në një objektiv dhe raketa hipersonike të lundrimit që mundësohen nga motorët me shpejtësi të lartë, pas marrjes së objektivit të tyre.

Nuk është e qartë se çfarë lloji të armëve hipersonike iu referua Trump në fjalët e tij.

>Për dallim nga raketat balistike, armët hipersonike nuk ndjekin një trajektore balistike dhe mund të manovrojnë gjatë rrugës për në destinacionin e tyre.

SHBA, Kina dhe Rusia, janë përqendruar deri më tani në kërkime dhe zhvillime në të dy kategoritë e armëve hipersonike – të dyja mund të mbajnë ngarkesa konvencionale ose bërthamore. abcneës)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?