Qytetarët e Kosovës e Shqipërisë duan kurrikula e tekste shkollore të përbashkëta

Qytetarët e Kosovës e Shqipërisë duan kurrikula e tekste shkollore të përbashkëta

Është prezantuar hulumtimi i dy organizatave të shoqërisë civile, në Kosovë dhe Shqipëri, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), të cilët e përfunduan këtë hulumtim në fund të vitit 2018. Këto organizata kanë matur ndërveprimin dhe qëndrimet e qytetarëve të të dyja vendeve sa i […]

Këto organizata kanë matur ndërveprimin dhe qëndrimet e qytetarëve të të dyja vendeve sa i përket një sërë çështjesh, si:  ndërveprimi, distanca sociale, imazhet për fqinjët, integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal, perceptimet dhe stereotipet ndaj njëri-tjetrit, qëndrimet ndaj bashkëpunimit zyrtar të të dyja vendeve dhe qëndrimet ndaj bashkimit kombëtar.

Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e të dy vendeve kanë vlerësuar se ka marrëdhënie të ngushta mes Kosovës e Shqipërisë në fushën e tregtisë, turizmit, sportit dhe kulturës, doganave, politikës së jashtme, arsimit dhe hartimit të politikave të përbashkëta zhvillimore.

Por, ajo për të cilën janë pajtuar të dy palët është se duhet të kenë kurrikula dhe tekste shkollore të përbashkëta në arsimin para universitar.

Më shumë sesa shqiptarët e Kosovës, janë ata të Shqipërisë që kanë shprehur interesim që tekstet shkollore dhe kurrikulat të jenë të përbashkëta.

67.9% të të anketuarve janë pajtuar plotësisht që kurrikula dhe arsimi parauniversitar të jenë të përbashkëta për dy vendet, kurse 58.2% të shqiptareve të Kosovës janë pajtuar me këtë propozim.

Por, qytetarët e anketuar nga Kosova edhe ata nga Shqipëria vlerësojnë se nuk është bërë mjaftueshëm në thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sistemit gjyqësor, shfrytëzimin e burimeve natyrore, politikat bujqësore dhe luftimin e krimit të organizuar.

Kurse, sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, shumica e të anketuarve kanë vlerësuar se ka ende punë për të bërë në këtë aspekt.

61.4% të shqiptarëve në Shqipëri vlerësojnë se marrëdhëniet mes Kosovës e Shqipërisë nuk janë zhvilluar mjaftueshëm, kurse këtë mendim e ndajnë edhe 55.8% të të anketuarve nga Kosova.

 

Gjatë këtij hulumtimi ku janë anketuar 2.504 qytetarë nga të dy vendet, 1.200 kanë qenë nga Shqipëria, ndërsa 1.304 kanë qenë nga Kosova.

Përveç shqiptarëve, nga Kosova janë anketuar edhe 300 qytetarë serbë të cilët  kanë vlerësuar se Shqipëria po mundohet të dominoj ekonomikisht Kosovën dhe se Shqipëria ndërhyn shumë në punët e brendshme të Kosovës.

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës pajtohen se Shqipëria luan rolin e “Vëllait të madh” ndaj Kosovës, se ka ndihmuar në njohjen e Kosovës nga vendet e botës, e po ashtu se përfaqëson interesin e Kosovës në botë.

Zhvillimi i i marrëdhënieve të ngushta mes Shqipërisë e Kosovës nga pjesa më e madhe e të anketuarve është vlerësuar se sjell përfitime për të dy vendet njëlloj. Shqiptarët e Kosovës në një shkallë më të lartë, rreth 21% shqiptarët e Kosovës vlerësojnë se në marrëdhënie të ngushta mes vendeve përfiton më shumë Shqipëria, kurse 10.2% të të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se nga këto marrëdhënie përfiton më shumë Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?