Pyetet për raportet me Agim Veliun, Vjosa Osmani: Nuk lejoj askush të ma humbë optimizmin

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është pyetur nga gazetarët për raportet me bashkëpartiakun e saj Agim Veliu. “Unë sapo u ktheva nga Recaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë në […]
Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani është pyetur nga gazetarët për raportet me bashkëpartiakun e saj Agim Veliu.
“Unë sapo u ktheva nga Recaku ku ishim bashkë me një ekip të LDK-së për të shprehur nderimin tonë për viktimat e asaj masakre, dhe natyrisht se u takuam me shumë njerëz që janë pjesë e anëtarësisë në LDK, mund të them që atmosfera në LDK është atmosferë e anëtarësisë në LDK. Unë jam shumë optimiste si person dhe nuk lejoj askush të ma humb atë optimizëm”, është përgjigjur Vjosa Osmani.
Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar të dy nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Agim Veliu kanë paraqitur publikisht qëndrime të ndryshme sa i përket koalicionit me LVV-në. /Periskopi/












