Putini dhe Assadi qeshin dhe tallen me personalitetin e presidentit Trump (Video)

Vladimir Putin dhe Bashar al-Assad janë kapur në një video duke u tallur me presidentin amerikan Donald Trump. Në samitin e fundit në Damask, liderët u filmuan duke folur për presidentin amerikan dhe duke e përdorur një referencë biblike për t’u tallur me personalitetin e tij. Gjatë një vizite në një kishë Ortodokse Greke, çifti […]
Në samitin e fundit në Damask, liderët u filmuan duke folur për presidentin amerikan dhe duke e përdorur një referencë biblike për t’u tallur me personalitetin e tij.
Gjatë një vizite në një kishë Ortodokse Greke, çifti i liderëve po diskutonte rrëfimin biblik të konvertimit të Saulit në Krishterim gjatë rrugës për në Damask.
Zoti thuhet t’i ketë folur Saulit, i cili më herët persekutonte të krishterët, para se apostulli i ardhshëm të kurohej dhe të konvertohej në fenë e re, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Në videon e postuar në Twitter nga një gazetar rus, z.Assad dëgjohet të thotë: “Nëse Trumpi do të udhëtonte në këtë rrugë, kjo do ta kthjellte.”
Të dy liderët shihen duke qeshur me këto fjalë.
Z.Putin e shtynë nikoqirin e tij që të ftonte presidentin amerikan duke shtuar më pas: “Ai do të vijë.”
“Jam i gatshëm,” thotë z.Assadi, pas së cilës z.Putin ia kthen “Do t’i tregoj atij.” /Periskopi












