Pushteti i ëmbël: Vetëvendosje dorëzohet kundrejt marrëveshjeve me Serbinë

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka ikur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa bërë zhurmë dhe pa kundërshtuar apo tentuar të protestojë kundër tyre. Por, pas marrëveshjes së djeshme për krijimin e linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd, pikërisht kur Albin Kurti mori mandatarin për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje u zhyt tërësisht në […]

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i ka ikur asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa bërë zhurmë dhe pa kundërshtuar apo tentuar të protestojë kundër tyre.

Por, pas marrëveshjes së djeshme për krijimin e linjës së re ajrore Prishtinë – Beograd, pikërisht kur Albin Kurti mori mandatarin për formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje u zhyt tërësisht në heshtje.

Kjo tregon sa i ëmbël dhe i dëshirueshëm është pushteti për ta, duke shkelur edhe parimet 20 vjeçare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ishte në gjendje as ta përgëzojë këtë marrëveshje, por as ta kundërshtojë.

Edhe pse i tërë procesi negociues si duket ka ndodhur në kohën kur Qeveria ishte në dorëheqje dhe i vetmi institucion me funksion të plotë ishte Presidenti, duke pasur Qeverinë Kurti në ardhje, mosreagimi dhe kjo heshtje e tërësishme e Lëvizjes Vetëvendosje është komplet e pashpjegueshme.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?