Punëtorët e Telekomit kërkojnë të pezullohet vendimi për uljen e pagave

Punëtorët e Telekomit kërkojnë të pezullohet vendimi për uljen e pagave

Bordi i Telekomit të Kosovës ditë më parë mori vendim për uljen e pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrje prej 10 deri në 20 për qind. E një vendim i tillë ngjalli pakënaqësi tek sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, e cila po beson që ky vendim do të pezullohet. Kryetari i Federatës Sindikale të […]

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lami Balaj tha se në takimin që zhvilluan me bordin javën e kaluar kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi.

Sipas tij, deri te vendimi për uljen e pagave erdhi për shkak të rënies drastike të të hyrave, kryesisht për shkak të deklarimeve të zyrtarëve institucional që Telekomi i Kosovës është buzë falimentimit.

Balaj për KosovaPress, ka thënë se pezullimin e vendimit e kanë kërkuar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, vendim ky i cili pritet të jepet deri në fund të marsit.

“Sigurisht në takimin që kemi pasur më 8 të parit me bordin kemi kërkuar që të pezullohet ky vendim përkohësisht deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave sepse ne në parim kemi qenë pjesë e Ligjit të Pagave…Sigurisht që kemi qenë të shqetësuar sepse në vazhdimësi kemi thënë që pagat e punëtorëve në Telekom nuk shumë sektore nuk janë në nivelin që duhet me qenë, nuk kemi paga ashtu siç është proklamuar në media. Ne kemi shumë ndërmarrje në Kosovë që marrin buxhet prej Republikës së Kosovës dhe pagat i kanë më të larta, ndërsa Telekomi është e vetmja ndërmarrje që i ka dhënë mbi 500 milionë dhe asnjëherë nuk ka marrë ndihmë nga Qeveria e Kosovës”, tha Balaj.

Derisa thotë se nuk është as në vullnetin e bordit të Telekomit që të ulen pagat e punëtorëve, Balaj shprehet optimist që ky vendim do të pezullohet.

Në takimin me bordin e Telekomit, kryesindikalisti i punëtorëve të Telekomit, tha se kanë kërkuar një harmonizim të sektorëve në aspektin e gradave.

“Nuk besoj që ka me pas zbritje të pagave në këtë kohë, duhet me u aprovuar kërkesa jonë po shpresojmë që bordi ka me marrë parasysh dhe unë besoj që ka me marrë parasysh dhe në rast jemi dakorduar me i ulë të gjitha shpenzimet tjera, me shkuar me një harmonizim risektorim, por në rast se nuk mbërrihet ai targeti që tashmë duhet me ditë që Telekomi ka gëzuar shumë borxhe nga e kaluara, ka shumë borxhe që janë akumuluar shumë, atëherë që edhe  ne si punëtorë jemi të gatshëm me diskutuar se çka mund të bëjmë, por mirëqenia e punëtorit është e fundi”, deklaroi kryesindikalisti i Telekomit.

Sipas tij, në rast të mospezullimit të vendimit, pagat me 10 përqind zbritje është paraparë t’i marrin të gjithë punëtorët me kontrata të përhershme, ndërsa stafi menaxherial që ka kontrata të përkohshme, do ketë zbritje të pagave prej 20 për qind.

Duke shprehur pakënaqësinë rreth mospërkrahjes së Qeverisë së Kosovës për këtë ndërmarrje, Balaj deklaroi se nëse kërkohet që borxhet e Telekomit të paguhen nga punëtorët e kësaj ndërmarrje, atëherë ata do e kërkojnë 20 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrje me krijimin e qeverisë së re.

“Sigurisht që në start ne kemi kërkuar me u pezulluar nuk është hera e parë që kemi pasur telashe ndoshta duket me pagua  atë fajin, ta them troç atë keqmenaxhimin që ka ndodhur, hajnin që ka ndodhur ne Telekom, por nëse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e merr parasysh ne do e marrim situatën në dorë po atëherë është e pakontestueshme nëse tentohet që me pagat e punëtorëve të paguhen të gjitha ato borxhe që janë akumuluar ndër vite, atëherë është e pashmangshme që punëtorët e Telekomit duhet me qenë aksionar të paktën 20 për qind ashtu siç janë të gjitha telekomet në regjion….Sigurisht që 20 përqindëshi do të kërkohet në kohën kur të formohet qeveria e re pasi është e drejtë e jona legjitime….Përderisa shteti nuk e merr përgjegjësinë dhe është 100 për qind aksionar përderisa shteti i ka marrë mbi 500 milionë aksione sepse ne jemi punëtorë dhe punojmë me pagë, ne do të detyrohemi me lyp  pjesën tonë që na takon me ligj…Do e kërkojmë përmes parlamentit me ardhjen e parlamentit do kërkojmë që 20 për qind e aksioneve të Telekomit t’i kthehen punëtorëve”, u shpreh Balaj.

Balaj për KosovaPress ka deklaruar se si sindikatë do i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e negocimit me qëllimi që të pezullohet vendimi për uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Lami Balaj, foli edhe rreth telasheve të mëdha në ofrimin e shërbimeve telefonike të kësaj ndërmarrje telefonike në Kosovës.

Për çka tha se për shkak të mos investimit ndër vite në shërbimet e mirëmbajtjes, janë shkaktuar telashe edhe në ofrimin e shërbimit për konsumatorët e Valës, por që sipas tij, së shpejti  do zgjidhjet edhe ky problem, pasi janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për mirëmbajtje të pajisjeve me kompaninë Nokia.

Vendimin për ulje të pagave të punëtorëve prej 10 deri në 20 për qind, bordi i Telekomit të Kosovë e bëri të ditur përmes një e-maili më datën 3 janar të këtij viti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?