PSD kërkon zbardhjen e marrëveshjes për linjën ajrore Kosovë-Serbi

PSD kërkon zbardhjen e marrëveshjes për linjën ajrore Kosovë-Serbi

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon urgjentisht që marrëveshja e nënshkruar dje për linjën ajrore Kosovë-Serbi të publikohet sa më parë dhe të sqarohen të gjitha detajet. “Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar […]

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) kërkon urgjentisht që marrëveshja e nënshkruar dje për linjën ajrore Kosovë-Serbi të publikohet sa më parë dhe të sqarohen të gjitha detajet.

“Republika e Kosovës, dje, nënshkroi marrëveshje për fluturime komerciale me Serbinë. Marrëveshja u përcoll me një mungesë shqetësuese të informatave bazë. Opinioni u privua nga mundësia për ta kuptuar përmbajtjen e marrëveshjes. Çfarë kanë nënshkruar autoritetet e Aviacionit Civil të Kosovës dje? Asnjë detaj nuk dihet. Krejt çfarë na u tha është hapja e linjës ajrore Prishtinë- Beograd”, thuhet në deklaratën e PSD-së. Në emër të Kosovës, marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, përderisa Serbia përfaqësohej nga sekretari i Ministrisë së Ekonomisë. Ndërkaq, kompania që do ta marrë përsipër linjën është “Lufthansa”.

PSD kërkon të sqarohet implikimi politik i përfaqësimit të ndryshëm të palëve që nuk janë homologe, duke pasur parasysh se Kosova në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje përfaqësohej nga Autoriteti i Aviacionit Civil, ndërsa Serbia prej Ministrisë së Ekonomisë, dhe po ashtu të dihet baza juridike e marrëveshjes.

Për më tepër PSD konsideron se marrëveshja e kësaj natyre nuk duhet të nënshkruhet në fshehtësi, andaj me urgjencë kërkon që marrëveshja e nënshkruar të publikohet sa më parë nga autoritetet përkatëse dhe të sqarohen të gjitha detajet lidhur me të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?