Profesori që u suspendua për ngacmim seksual ndaj të miturave ishte kandidat i LVV-së për asamblist

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës. “Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale […]
Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.
“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Mbrëmë një profesor i Edukatës Fizike në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, është arrestuar pasi ngacmoi seksualisht dy nxënëse 16 vjeçare.
Mësohet se profesori i arrestuar është Hyseni Ademi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble në Komunën e Vushtrrisë.
Ndërsa nga burime policore në Mitrovicë, Reporteri.net, ka mësuar se njëra nga të miturat në polici ishte paraqitur bashkë me prindin e saj, ku kishte deklaruar se derisa ndodhej në korridorin e shkollës ishte prekur në gjoks, por edhe në shpinë nga profesori. Për më tepër ajo kishte deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë i ngacmimit, pasi edhe më parë e kishte ngacmuar me fjalë.













