Profesori amerikan: Kosovës po i cenohet e drejta për liberalizim, i ka përmbushur të gjitha kushtet

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Lindjes së Mesme, Alon Ben Meir, që njëkohësisht është njohës i rrethanave politike në Kosovë, po thotë se mosliberalizimi i vizave mund të ndikojë negativisht edhe në aspekte tjera në vend. Përmes një positmi në Twitter ai ka thënë se Kosovës po i cenohet e drejta […]
Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Lindjes së Mesme, Alon Ben Meir, që njëkohësisht është njohës i rrethanave politike në Kosovë, po thotë se mosliberalizimi i vizave mund të ndikojë negativisht edhe në aspekte tjera në vend.
Përmes një positmi në Twitter ai ka thënë se Kosovës po i cenohet e drejta për liberalizimin e vizave anipse i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, përcjell Periskopi.
Si një shtet i vetëm i izoluar në Ballkan, Ben Meir thotë se s’duhet të jemi të surprizuar me rritjen e agjendës së presidentit turk, Tayip Erdogan në Kosovë, ku sipas tij kjo behet për përfitime personale dhe shtetërore.
“Ani pse i kanë përmbushur të gjitha kushtet e BE-së. Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave – shteti i vetëm i izoluar në Ballkan. Mos u habisni pastaj me rritjen e agjendës djallëzore të Erdoganit për të ndikuar në këtë shtet për interesa të tij personale”, ka shkruar Ben Meir në Tëitter. /Periskopi













