Prizren: Përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals, tre të arrestuar

Prizren: Përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals, tre të arrestuar

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve Rajonale DRP-Prizren, gjatë një operacioni të bastisjes në tri qytete të Kosovës, ka arrestuar tre persona nën dyshimin për falsifikim të parave. Informacionet relevante janë marrë gjatë një operacioni kontrolli dje rreth orës 12.00, në Hoçë e Qytetit në […]

Informacionet relevante janë marrë gjatë një operacioni kontrolli dje rreth orës 12.00, në Hoçë e Qytetit në Prizren, pas së cilës janë kryer bastisje në Gjakovë dhe Gjilan.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 paketave me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë, një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave, një automjet Audi A/4 ngjyrë e bardhë, një qese plastike me 0.5g marihuanë, një predhë e plumbit, një telefon mobil, një laptop, një skaner/fotokopje për letër,  një aparat për terje të letrës.

Po ashtu, janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe një pistoletë e llojit Ecol kontakt kalibri 9mm, dy fishekë të kalibrit 9 mm, dhe dy telefona mobilë.

Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se te pakot e gjetura me letra janë 20.422 letra, vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është 4 milionë e 84 mijë e 400 dollarë.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?