Prioritetet sipas deputetëve – luftimi i krimit, zhvillimi ekonomik, taksa

Prioritetet sipas deputetëve – luftimi i krimit, zhvillimi ekonomik, taksa

Kuvendi i Kosovës, i konstituuar në përbërjen e re më 26 dhjetor, nuk ka arritur të mbajë ndonjë seancë plenare për shkak të mungesës së formimit të qeverisë. Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, do të ishte e pritshme që të ishte edhe vendimi i parë i kuvendit. Ndërkohë që nuk ka një marrëveshje […]

Kuvendi i Kosovës, i konstituuar në përbërjen e re më 26 dhjetor, nuk ka arritur të mbajë ndonjë seancë plenare për shkak të mungesës së formimit të qeverisë.

Zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës, do të ishte e pritshme që të ishte edhe vendimi i parë i kuvendit. Ndërkohë që nuk ka një marrëveshje për qeverinë që do të dërgohej për votim në kuvend, deputetët e zgjedhur thonë se kanë disa prioritete gjatë punës së tyre si të zgjedhurit e popullit.

Disa deputetë e përmendin si prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të tjerët, siç thonë, ç’kapja e institucioneve apo edhe deputetë që thonë se do të mbrojnë taksën doganore ndaj Serbisë që të mbetet në fuqi edhe më tutje.

Për disa parti, prioritet do të jetë edhe ekonomia, arsimi dhe shëndetësia, e për disa të tjera çështje tjera politike, siç është dialogu me Serbinë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kjo parti, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, i ka bërë publike prioritet e saj gjatë fushatës zgjedhore.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Të njëjtat tema, thotë ajo, janë diskutuar edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të cilën po diskutohet për formimin e qeverisë së re dhe shpreson që këto çështje të rëndësishme për qytetarët, të jetësohen gjatë këtij mandati.

“Prioritetet e Lëvizjes do të jenë ato që i kemi deklaruar gjatë fushatës zgjedhore, e të cilat edhe i kemi harmonizuar në programin me LDK-në, që kanë të bëjnë kryesisht me rendin dhe ligjin, me zhvillimin ekonomik dhe me gjithë legjislacionin që është vital për mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi”, thotë Nagavci.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), thonë se prioritetet janë të përcaktuara qysh nga fushatë zgjedhore.

Armend Zemaj nga LDK, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deputetët e kësaj partie do të punojnë në ato fusha që janë bazike për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

“Ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, thithjen e investimeve të jashtme sidomos, si nevojë imediate, sundimi i rendit dhe ligjit dhe subjektiviteti apo fuqizimi i subjektivitetit të Republikës së Kosovës, qoftë i brendshëm ose ndërkombëtar. Pa anashkaluar edhe ajo çka është primare edukimin, arsimin, shëndetësinë”, thotë Zemaj.

Ndryshe nga deputetët e dy partive që fituan më së shumti vota, partia e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe në këtë mandat thotë se do të vazhdojë të mbrojë tarifën doganore të vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Pal Lekaj nga kjo parti, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e AAK-së do të fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla, por çështja më e rëndësishme, sipas tij, do të jetë dialogu me Serbinë.

“Ne do të jemi të vëmendshëm dhe të zëshëm aty ku nuk i përket që të hyjë Qeveria e Kosovës, që ta dëmtojë vendin, do të jemi kujdestar 24 orë. Dhe tjetra është taksa që ne nuk guxojmë të lëshojmë pe dhe do të jemi prapë kujdestar të kësaj çështjeje. Ne jemi për dialog, por që dialogu të shkojë në favor të formimit të shtetit të Kosovës”, thotë Lekaj.

Shumicën e këtyre prioriteteve, partitë politike i kanë shpalosur edhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Legjislatura e re, deri më tani ka mbajtur vetëm një seancë më 26 dhjetor, 2019. Ajo ishte seancë konstituive ku edhe është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës ,Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?