Presidenti Trump popullit amerikan: Asnjë amerikan nuk u lëndua nga sulmet iraniane (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump po i adresohet popullit amerikan pas sulmeve të Iranit në dy baza ajrore irakiano-amerikane në Irak në të cilat ende nuk është konfirmuar dëmi në njerëz. Një konferencë të tillë ai e kishte anuluar me udhëzim të këshilltarëve të lartë të sigurisë, përcjell Periskopi. Konferenca e sotme u planifikua vetëm një […]
Presidenti amerikan Donald Trump po i adresohet popullit amerikan pas sulmeve të Iranit në dy baza ajrore irakiano-amerikane në Irak në të cilat ende nuk është konfirmuar dëmi në njerëz.
Një konferencë të tillë ai e kishte anuluar me udhëzim të këshilltarëve të lartë të sigurisë, përcjell Periskopi.
Konferenca e sotme u planifikua vetëm një orë e gjysmë më herët dhe u desh të pritej 20 minuta që ajo të fillonte.
“Për aq sa unë jam president i ShBA-ve, Irani kurrë s’do të kenë armë bërthamore. Dua t’iu informoj se asnjë amerikan nuk ishte lënduar nga regjimi iranian. Nuk vuajtëm asnjë dëm. Të gjithë ushtarët janë të sigurtë. Kishte vetëm dëme minimale.” – tha z.Trump duke qëndruar krah Pompeos dhe zëvendësit të tij Mike Pence.
“Unë përshëndes shërbimin e trupave amerikane. Kombet kanë toleruar sjelljen e Iranit duke sponzorizuar terrorizmit dhe përpjekjen për të bërë armë bërthamore.”
https://www.facebook.com/bbcnews/videos/834128680346877/












