Presidenti Thaçi ia dërgon Kurtit vendimin ku e mandaton për Kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ia ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar sot Presidentit Hashim Thaçi emrin e të nominuarit për kryeministër, emrin e Albin Kurtit. Pas kësaj, Thaçi e ka ftuar Kurtin në takim në orën 12:00 […]
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ia ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ia ka dërguar sot Presidentit Hashim Thaçi emrin e të nominuarit për kryeministër, emrin e Albin Kurtit.
Pas kësaj, Thaçi e ka ftuar Kurtin në takim në orën 12:00 që ta pranojë nominimin për kryeministër, ndërkohë që u raportua se ky takim nuk do të ndodhë.
Periskopi merr vesh se vendimi për nominim për kryeministër, ka shkuar në zarf në zyret e Vetëvendosjes.
Kujtojmë se pasi ia ka nisur Thaçit nominimin për kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka publikuar edhe një video-mesazh, të cilin mund ta lexoni ose shihni KËTU.












