Presidenti Thaçi fton Albin Kurtin për të marrë mandatin menjëherë në ora 12:00

Menjëherë pasi e pranoi letrën e Lëvizjes Vetëvendosje për mandatimin e Albin Kurtit për pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë lëvizjen e radhës. Thaçi e ka ftuar kryetarin e Vetëvendosjes për një takim në zyrën e tij në presidencë prej orës 12:00. Kujtojmë se më herët Kurti […]
Thaçi e ka ftuar kryetarin e Vetëvendosjes për një takim në zyrën e tij në presidencë prej orës 12:00.
Kujtojmë se më herët Kurti bëri një video-adresim të radhës në të cilën hidhte kritika të forta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] por megjithatë tha se do të dërgonte emrin te Presidenti, përcjell Periskopi.
Menjëherë pas këtij veprimi nis numërimi prej 15 ditësh për Vetëvendosjen për të formuar qeverinë.












