Presidenti i Iranit: Ushtria të kërkojë falje për rrëzimin e avionit ukrainas

Presidenti i Iranit: Ushtria të kërkojë falje për rrëzimin e avionit ukrainas

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar, në kohën kur ky vend po përballet me protesta, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas të pasagjerëve, një javë më parë. Mbrojtja ajrore e Iranit ka qëlluar avionin e pasagjerëve vetëm pak orë pasi ka goditur bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje […]

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar, në kohën kur ky vend po përballet me protesta, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas të pasagjerëve, një javë më parë.

Mbrojtja ajrore e Iranit ka qëlluar avionin e pasagjerëve vetëm pak orë pasi ka goditur bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e komandantit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Irani e ka pranuar përgjegjësinë për rrëzimin e avionit disa ditë më vonë, gjë që ka çuar në shpërthimin e protestave kundër regjimit.

“Njerëzit duan të jenë të sigurt se autoritetet i trajtojnë ata me sinqeritet, integritet dhe besim”, tha Rohani në një fjalim televiziv të mërkurën.

Ai iu bëri thirrje forcave të armatosura “të kërkojnë falje” dhe t’i shpjegojnë popullit se çfarë ka ndodhur në tragjedi.

Fluturimi PS752 është rrëzuar pasi është nisur nga Teherani më 8 janar. Të 176 njerëzit në bord kanë humbur jetën. Shumica e viktimave kanë qenë shtetas iranianë dhe kanadezë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, tha po ashtu të mërkurën se njerëzit po protestiojnë “kundër faktit se ata janë gënjyer për disa ditë”.

“Njerëzit bëjnë gabime, gabime të pafalshme. Por, kjo ka ndodhur në kohë krize. Duhet të sigurohemi që krizat e tilla të parandalohen”, tha Zarif.

Ai më pas e lavdëroi ushtrinë e Iranit për, siç tha, guximin për të pranuar përgjegjësinë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?