Presidenti i Iranit më në fund e pranon se e rrëzuan aeroplanin ukrainas

Presidenti i Iranit më në fund e pranon se e rrëzuan aeroplanin ukrainas

Irani ka pranuar se ushtria e vet e ka bërë një gabim kur pa qëllim e ka rrëzuar një aeroplan ukrainas, duke i lënë të vrarë 176 persona. Pranimi i fajësisë erdhi disa ditë pas mohimit të raporteve të inteligjencës së shteteve të perëndimit se përgjegjës për këtë ngjarje ishte Tehrani. Të shtunën në mëngjes, […]

Të shtunën në mëngjes, televizioni shtetëror iranian e publikoi një deklaratë të ushtrisë, në të cilën thuhet se rrëzimi i aeroplanit të kompanisë “Ukraine International Airlines” ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor. Ky njoftim u përcoll më pas nga kërkimfalja e presidentit iranian.

Presidenti Hassan Rouhani shkroi në Twitter: “Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhje të thellë për këtë gabim të tmerrshëm. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet që po mbajnë zi. I ofroj ngushëllimet e mia më të sinqerta.”

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se aeroplani i rrëzuar ishte menduar gabimisht se ishte një cak i armikut pasi u kthye në drejtim të një qendre të ndjeshme ushtarake të Rojeve Revolucionare.

Ushtria kërkoi falje për këtë fatkeqësi dhe tha se do t’i përditësojë sistemet e veta për t’i parandaluar gabimet e këtilla në të ardhmen. Për më tepër, në deklaratë thuhet se personat përgjegjës do të japin llogari para Departamentit të Drejtësisë brenda sistemit ushtarak.

Aeroplani i tipit “Boeing 737” u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritur në qiell nga aeroporti i Tehranit. Ngjarja ndodhi disa orë pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane në Irak, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

The Islamic Republic of Iran deeply regrets this disastrous mistake.

My thoughts and prayers go to all the mourning families. I offer my sincerest condolences. https://t.co/4dkePxupzm

— Hassan Rouhani (@HassanRouhani) January 11, 2020

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?