Pinte verë të kuqe vazhdimisht e 4 pako cigare në ditë, disa fakte për presidentin Rugova

Pinte verë të kuqe vazhdimisht e 4 pako cigare në ditë, disa fakte për presidentin Rugova

Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij. Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk […]

Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij.

Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur. Gazeta Metro ju sjell 10 fakte interesante për Rugovën, jetën dhe shijet e tij, që nuk i keni ditur deri tash.

  1. Presidenti Ibrahim Rugova ishte i varfër, por student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës. Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve. Më pastaj bursa e mirë e ndihmoi atë t’i vazhdojë studimet e veta deri në doktoraturë, duke e pasur parasysh se ishte i varfër dhe pa njërin prind, dhe se nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve. Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal.
  2. Student i shkëlqyer. Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik, konfirmon Gazeta Metro.
  3. Gjithmonë e mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.
  4. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.
  5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miq e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.
  6. Ibrahim Rugovës nuk i pelqente ‘ëhiskey’ ashtu siç është krijuar miti për të. Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht. Pinte edhe ‘ëhiskey’ ndonjëherë, por kur i përket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?