Ping pongu 15-javor i LDK’së dhe VV’së për bërjen e qeverisë

Ping pongu 15-javor i LDK’së dhe VV’së për bërjen e qeverisë

Derisa presidenti Hashim Thaçi po pret ta emërojë mandatarin e ri për kryeministër, LVV-ja e LDK-ja pafundësisht po e ofertojnë njëra-tjetrën për bashkëqeverisje. Derisa dy palët ende nuk i kanë shqyrtuar ofertat e shkëmbyera mes vete, bashkësia ndërkombëtare ka rikthyer sërish presionin për bërjen sa më të shpejtë të qeverisë së ardhshme, shkruan sot gazeta […]

Midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës së fundmi janë shkëmbyer shumë propozime për bashkëqeverisje, ato nuk janë marrë në konsideratë. Që nga takimi i fundit LVV-ja e LDK-ja kanë thënë se e kanë ofertuar njëra-tjetrën, mirëpo asnjëri prej këtyre propozimeve nuk është shqyrtuar deri më tash.

Nga Lëvizja Vetëvendosje theksojnë se janë në pritje të një përgjigjeje për ofertën që ia kanë paraqitur LDK-së në takimin e 9 janarit, përderisa edhe nga LDK-ja pohojnë të njëjtën gjë. Pozita e kryeparlamentarit vazhdon të jetë pengesë, të cilën dy partnerët potencialë për koalicionin qeverisës nuk po mund ta tejkalojnë. Nga Ambasada Amerikane gjatë ditës së djeshme edhe një herë tjetër është kërkuar të tejkalohen ndasitë dhe të bëhet edhe më tej përpjekje për formimin e qeverisë. Edhe pse për arritjen e marrëveshjes së koalicionit nuk po garantojnë nga asnjëra parti, lideri i LVV-së Albin Kurti është optimist se ajo do të arrihet. Gjatë së hënës, në një letër të dërguar presidentit Hashim Thaçit, Kurti ka theksuar se ndodhen në fazën e finalizimit të marrëveshjes, pavarësisht se e njëjta nuk po pohohet nga kreu i LDK-së. Ndërkohë, po bëhen gati 15 javë prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme nacionale. Vetëm katër ditë pas këtij procesi LVV-ja dhe LDK-ja patën nisur takimet për bashkërendim të programeve për bashkëqeverisje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?