Perteshi: Amerika shkeli të drejtën ndërkombëtare me vrasjen e Soleimanit

Perteshi: Amerika shkeli të drejtën ndërkombëtare me vrasjen e Soleimanit

Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka thënë se me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani Amerika ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në Rubikon të KTV-së në kuadër të debatit për tensionet mes Amerikës e Iranit, Perteshi ka thënë se për vrasjen e Soleimanit, administrata Trump s’ka marrë fare aprovimin nga Kongresi […]

Në Rubikon të KTV-së në kuadër të debatit për tensionet mes Amerikës e Iranit, Perteshi ka thënë se për vrasjen e Soleimanit, administrata Trump s’ka marrë fare aprovimin nga Kongresi Amerikan siç ka bërë në rastet e shkuara.

“Sulmi është bë ndaj një gjenerali të pranuar ndërkombëtarisht dhe në një territor të një shteti tjetër, shtet i njohur sovran e anëtar i Kombeve të Bashkuara. Është sulmuar gjenerali iranian brenda Irakut, është e ndaluar në aspektin e së drejtës ndërkombëtare. Në të drejtën për vetëmbrojtje mund të legjitimohet nëse ka pësuar SHBA-ja ndonjë sulm. Është e pamundshme të justifikohet kjo. Në kuadër të vetëmbrojtjes mund të marrësh sulme por duhet të kesh shumë fakte e arsye për të bërë sulm të tillë. S’mund të jetë i njëjtë ky vendim, sikur ai në Pakistan për vrasjen e Bin Ladenit, apo Baghdatit në Siri. Në kuadër të ligjit amerikan çdo sulm jashtë shtetit kërkohet aprovim nga Kongresi, e Trumpi s’kishte. Në të kaluarën kishte, e këtu ndaj Soleimanit, që i takon një ushtrie të një shteti sovran, s’është marrë aprovimi e s’është arsyetuar që ka pas kërcënim direkt a konkret ndaj sigurisë a kombëtar të Amerikës”, ka deklaruar ai.

Sipas Perteshit, çdo sulm që Irani mund ta bëjë ndaj Amerikës mund të jetë vetëm në targete të vogla sepse s’ka fuqi për ta rrezikuar SHBA-në.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?