Përshkallëzohen trazirat në Iran: Protestuesit kërkojnë rrëzimin e qeverisë, thirrje për aksione shtesë

Përshkallëzohen trazirat në Iran: Protestuesit kërkojnë rrëzimin e qeverisë, thirrje për aksione shtesë

Policia e rasteve të trazirave është vënë në funksion në disa pjesë të Teheranit pasi ishte përdorur gazi lotsjellës për t’i dëbuar protestuesit nga rrugët pas pranimit të qeverisë se gabimisht e kishte rrëzuar një aeroplan pasagjerësh ku mbetën të vdekur 176 vetë. Imazhet e dhjetëra protestuesve që dolën në rrugë në kryeqytet dhe në […]

Imazhet e dhjetëra protestuesve që dolën në rrugë në kryeqytet dhe në qytete tjera po qarkullojnë në mediat sociale ndërsa aktivistët bënë thirrje për fushata të vajtimit, duke krijuar mundësinë për përplasje të reja mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Protestuesit pro-regjimit po ashtu ishin mbledhur para ambasadës britanike duke bërë thirrje për mbylljen e saj, pasi ambasadori britanik ishte burgosur të dielën pasi ishte parë në demonstrata, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Shumë media iraniane i janë bashkuar kritikave të jashtme e të brendshme për gjuajtjen e avionit gjatë të mërkurës së kaluar.

Pamjet nga kryeqyteti iranian treguan policinë që hidhte gaz lotsjellës në sheshet ku ishim mbledhur njerëz.

“Ata po thonë që armiku ynë është Amerika, armiku ynë është mu këtu,” kanë thënë protestuesit jashtë universitetit të Teheranit në një klip të nxjerrur nga Reuters.

Të fundit
Të ngjashme